Alsat 2020-01-29T22:15:45+01:00
Pagesat për ndihmën sociale dhe transferet tjera që kalojnë përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale nuk janë dhe nuk do të rrezikohen, tha zv/ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Sanela Shkrijelj, në paraqitjen e sotme në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat.
E pyetur nëse mosmarrëveshjet midis saj dhe ministres teknike Rashela Mizrahi mund të çojnë në bllokadë të pagesave të ndihmës sociale si dhe të pagesave për kujdes dhe pagesa tjera të ngjashme, Shkrijel tha:
“Prioriteti ynë është interesi i qytetarëve. As që mendojmë për mundësinë shtyerjes së pagesave, për shkak të llogaritjeve të tjera të vonohen pagesat e transfereve. Sipas kalendarit, pagesa do të bëhet më 7 shkurt ”, tha Shkrijelj.
Loading…