Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të buxhetit vjetor, me çfarë në të u kyçën mjetet e transferuara nga Qeveria për subvencionet e planifikuara për kondicionerë inverterë. Në mënyrë shtesë në periudhën e ardhshme Këshilli i Qytetit të Shkupit, duhet të marrë vendim për shpalljen e thirrjes publike ku qytetarët e Shkupit, do të mund të aplikojnë për marrjen e vauçerëve prej 60 mijë denarë.
“Në buxhetin bazë të Qytetit të Shkupit për vitin 2020 në anën e të ardhurave kryhet rritje e tepricës së planifikuar të të ardhurave në vlerë prej 340 milionë denarë, gjegjësisht 7,4 për qind. Me vendim të Qeverisë në fund të vitit 2019, u miratuan edhe transferuar për dedikim në llogari të veçantë të Qytetit të Shkupit 322,4 milionë denarë, me dedikim për furnizim të kondicionerëve inverterë me efikasitet të lartë, ndërsa me qëllim uljen e ndotjes së ajrit në rajonin e Shkupit”, theksohet në elaborimin e vendimit për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2020.
Përndryshe, kjo masë kundër ndotjes në kryeqytet pritet që 5.200 familje të marrin vauçerë.