Kordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski sot theksoi se qëndrimi i tyre në lidhje me anëtarësimin në NATO dhe Ligjin e mbrojtjes është i qartë dhe i pandryshuar.
“Nuk mund të pranojmë shfytyrim të Armatës të Republikës të Maqedonisë që askush nuk e kërkon nga ne. Në fund të fundit për atë punë ne dorëzuam ligj identik, i cili është hedhur poshtë nga ana e pushtetit dhe në të cilin dallimi i vetëm ishte mosndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë”; tha Micevski, si përgjigje e konferencës për shtyp të deputetit Hari Lokvenec nga LSDM.
VMRO-DPMNE, përkujtoi ai as nuk e mbështet marrëveshjen e Prespës, as nuk i ka votuar ndryshimet kushtetuese, dhe ashtu nuk do të votojë as për ndryshim të emrit të Armatës.