Këshilltari i “Aleancës për Shqiptarët” në Komunën e Kumanovës, Osama Muadini, ka kërkuar që gjimnazi “Sami Frashëri”, të dislokohet në ndërtesën e shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”. Prej vitesh, nxënësit shqiptarë të këtij gjimnazi në Kumanovë, në mungesë të objektit shkollor, mësimet i zhvillojnë në hapësirat e ish Kombinatit bujqësor.
Muadini, propozimin e tij e ka arsyetuar me faktin se në shkollën fillore me mësim në gjuhën maqedonase “Vuk Karaxhiq”, mësojnë vetëm 114 fëmijë, kurse këtë vit janë regjistruar vetëm 9 nxënës në klasë të parë, ndërsa gjimnazi “Sami Frashëri” ka 1200 nxënës shqiptarë.
“Propozoj që kjo shkollë t’i lihet në shfrytëzim gjimnazit “Sami Frashëri”, kurse nxënësit e shkollës fillore “Vuk Karaxhiq” të dislokohen në shkollën më të afërt për të ndjekur mësimet dhe njëherë e përgjithmonë t’i jepet fund problemit. Kërkojë që statute i shkollës “Vuk Karaxhiq” të dërgohet në Ministrinë e Arsimit dhe të shihet nëse kjo shkollë mund të funksionojë me numër aq të vogël të nxënësve. Ftoj ministrin që është nga qyteti ynë të merret me statutin e kësaj shkolle”, tha Moadini në Këshillin e Kumanovës.
Pas debateve të ashpra që ka shkaktuar ky propopozim mes Moadinit dhe këshilltarëve maqedonas, mbledhja e Këshillit është ndërprerë ndërsa propozimi nuk është hedhur në votim.
Data 04.05.2024
Aktuale
- Kaderi publikon foto, i bëhet kjo pyetje përvëluese për Lumbardhin
- Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!
- Erdoğan: Turqia synon vetëm të detyrojë Izraelin në armëpushim në Gaza
- Del detaji i parë nga dasma e Dafinës, Kreshniku duket më i paduruari
- “Nëse është një muaj, edhe atë një muaj do kënaqemi”, biznesmeni flet për lidhjen me Diolën
- Ali Ahmet: Të izoluar me domatet e Zoran Zaevit ose integrim në tregun 500 milionësh evropian?
- Rrëfehet i përlotur Bes Kallaku: Fëmijët pasuria më e madhe që kam
- Rusia kërcënon Danimarkën me hakmarrje nëse bllokon anijet ruse në ngushticat e Baltikut