Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në dhjetor e ka shkelur Rregulloren e saj pasi janë aprovuar 120 ligje, 94 nuk janë vënë në konsultim me Regjistrin e Vetëm Kombëtar Elektronik të rregullave – RVKE, reagojnë nga Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit.
Nga Platforma theksojnë se në pajtim me Rregulloren e Qeverisë, të gjitha propozimet për sjelljen e ligjit, projekteve dhe propozim ligjeve të cilat i propozon Qeveria deri tek Kuvendi, ministritë kompetente kanë për obligim t’i publikojnë në faqen e tyre të internetit dhe në RVKE dhe të njëjtat duhet të jenë në dispozicion për komentet e opinionit të paktën 20 ditë nga dita e publikimit në RVKE.
“Me praktikën e këtillë të sjelljes së ligjit me procedurë të shkurtuar të cilat njëherësh nuk janë publikuar në RVKE, opinioni dhe të gjitha palët e involvuara nuk kanë mundësi që të informohen në kohë, të japin kontributin e tyre dhe të kyçen në përgatitjen e ligjeve të cilat do t’i reflektojnë nevojat e qytetarëve. E përmendim se kjo gjendje është konstatuar edhe para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 që krijon një praktikë parazgjedhore negative”, thuhet në reagimin e Platformës për luftë kundër korrupsionit.
Sip ndryshime ligjore më specifike dhe të rëndësishme apo tekste të reja ligjore të cilat nuk e kanë kaluar filtrin e RVKEnga Platforma i theksojnë ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, Ligjit për rezerva të mallrave, Ligjit për marrëdhënie pune si dhe Propozim – ligjit për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe Propozim – ligjit për investime strategjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit është e përbërë prej 17 anëtareve të cilat punojnë në fushën e antikorrupsionit, qeverisjen e së drejtës dhe menaxhimin e mirë.