Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev dhe shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Klemnes Koja, në takimin e sotëm në MPB u dakorduan për komunikim të vazhdueshëm dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, në mënyrë që të zbatohen me sukses aktivitetet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në takim, siç kumtoi MPB, ambasadori Koja ishte informuar për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe aktivitetet e policisë në atë drejtim.
Minsitri Çulev kërkoi mbështetje edhe nga Misioni i OSBE-së, posaçërisht për mbajtjen trajnimeve për nëpunësit e ri policor të cilët për herë të parë në shërbimin e tyre do të përballen me detyra që lidhen me procesin zgjedhor. (koha.mk)