Aktivitetet përmbyllëse të projektit “Trashëgimia e Përbashkët Osmane” filluan me fjalimet e udhëheqësve të institucioneve që i dhanë mbështetje projektit. Fjalimin hapës e bëri kryetari i shoqatës Sevba Abdula.
Në emër të Fondacıonıt Balkan Hayrat foli Ahmet Hysrev Adiloglu, në emër të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik foli Prof. Dr.Shener Bilall, Ky aktivitet filloi me seminarin e Rektorit të Universitetit Medenijet të Stambollit Prof. Dr. Gylfettin Çelik me temë “Bazat e formimit dhe transformimit të sistemit shoqëror Osman”.
Në fund të seminarit iu ndanë mirënjohje institucioneve që kontribuan në këtë projekt si Univrersiteti Ndërkombëtar Ballkanik, Universiteti Medenijet të Stambollit, Fondacionit Ballkan Hajrat.
Në kuadër të projektit “Trashëgimia e përbashkët Osmane” së bashku me shtëpinë botuese Logos-A është përkthyer dhe botuar libri i profesor Mehmet Genç “Shteti dhe ekonomia në Shtetin Osman.
Libri promovua në Hamamin e Daut Pashes të Carshisë së Shkupit.
Në promovimin e librit si folës morrën pjesë edhe Sekretari Gjeneral i Univerzitetit “Istanbul Medenijet” Doç.Dr.Faruk Bal dhe pedagogu nga Univerziteti i Europës Juglindore Prof.Dr.Ali Pajaziti. Në fund të aktivitetit, folësve që morën pjesë në promovimin e librit, shtëpisë botuese Logos-A ndanë edhe çertifikatë falenderimi.