Fenomeni i shpërnguljes së shqiptarëve drejt vendeve të BE-së ka ndodhur në dhjetë vitet e fundit, ndërsa dalja e ulët e shqiptarëve në zgjedhje shumë më herët.
Kjo sipas analistit Besim Nebiu dëshmon se migracioni nuk është shkaku kryesor për mosinteresimin e shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare.
Në emisionin “Studio e Hapur” ai tha se janë partitë politike të deritanishme që kanë dëshpëruar votuesit shqiptarë dhe andaj ata nuk kanë interesim për të dalë në votime.