Mbrëmë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka qenë i ftuar në një emision të “Alfa TV”, raporton Almakos.
Sipas Taravarit anketat e vërtetat i ka edhe BDI-ja të rejtingjeve partiake të partive shqiptare, e që sipas tij BDI është në avantazh shumë të vogël para ASH-së.
Po ashtu, Taravari ka thënë se Ali Ahmeti është sikurse një Amdi Bajram shqiptar, duke patur parasysh se i ndërron shpesh partnerët qeverisës maqedonas./Almakos