Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë, Xhang Xuo.
Në takim, Ismaili dhe Xuo u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm ndërmjet të dyja vendeve në fushën e kulturës. Ministri Ismaili falënderoi për mbështetjen kulturore të ofruar nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës dhe u shpreh i bindur se partneriteti maqedonas-kinez do të vazhdojë të intensifikohet. Ai e informoi ambasadorin edhe për Forumin e Katërt të mbajtur së fundmi për bashkëpunim kulturor ndërmjet RP të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Qendra Koordinuese për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet Kinës dhe vendeve të EQL-së, e cila u mbajt në fund të muajit të kaluar në Shkup.
Ambasadori Xuo u shpreh i kënaqur që vjen në një vend miqësor që vitin e kaluar e shënoi 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Ai shtoi se kultura kineze është dukshëm e pranishme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe shumë aktivitete kulturore po prezantohen gjithashtu në RP të Kinës.
Përndryshe, në kontekst të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, në takim u bë fjalë edhe për iniciativën për të vendosur qendra kulturore në të dyja vendet miqësore.
Në fund, ministri Ismaili i uroi ambasadorit të ri Xuo një mision të suksesshëm diplomatik dhe u shpreh se gjatë mandatit të tij, marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi kulturor ndërmjet të dyja vendeve do të vazhdojnë të përforcohen dhe do të thellohen me një theks edhe më të madh.
Data 16.12.2025
Aktuale
- Logos-A prezanton librin “Simbolika e Kryqit” të René Guénon
- Oda Ekonomike Suedi – Maqedoni e Veriut paralajmëroi aktivitete për partneritete dhe investime të reja ekonomike
- EMRI/ Aksident në aksin Tapizë-Fushë Krujë, 19-vjeçari përplas për vdekje me makinë këmbësorin
- Hamza viziton Thaçin e Veselin: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën e UÇK-së
- Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milionë euro për mall kinez
- U nisën drejt Italisë me valixhe të mbushur me 5 “Kallashnikovë”, arrestohen dy shoferë shqiptarë! Kaluan nga Hani i Hotit, hetime edhe në Shqipëri! Armët për grupe kriminale
- Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet e mëdha me ajrin më të ndotur në botë
- (VIDEO) Gjuha shqipe “Mollë Sherri” mes deputetëve të opozitës dhe pushtetit


