Sonte, në kuadër të projektit “Ombudsmani im – teatri si metodë për zmadhimin e të drejtave të njeriut”, në Pallatin e Kulturës në Tetovë me sallën plotë, u mbajt shfaqja “Tregime humane”
“Tregimi human” është pasqyrim dhe përjetim nga përditshmëria, ndërsa në diskutim u përfshi edhe Avokati i Popullit.
Pas përfundimit të shfaqjes në Tetovë, u mbajt një diskutim i hapur me Avokatin e Popullit, Ixhet Memetin, i cili shfaqjen teatrore e konsideroi të suksesshme, ku u përfshin skena reale nga përditshmëria, por edhe shumë reale. Gjithashtu Memeti përmendi edhe të drejtat që i gëzojnë qytetarët në RMV.
Përveç në Tetovë, shfaqe të tilla do të mbahen edhe në qytete tjera të vendit.