Kryeministri Zoran Zaev tha se dorëzimi i mijëra amendamenteve nga ana e BDI-së, lidhur me Kodin Zgjedhorë paraqet konfrontimin e parë mes partnerëve të koalicionit LSDM- BDI.
I pyetur nëse fakti që përfaqësuesit e BDI-së së më shumë pajtohen me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, sa ata të LSDM-së, nënkupton probleme brenda koalicionit, Zaev fillimisht tha se në nivel të qeverisë ata funksionojnë së bashku.
Zoran Zaev kryeministër
“38 Vetë koalicioni është krijuar mbi baza të shëndosha, mbi baza të programeve. Në këtë periudhë 2 vjet e gjysë kanë ndodhur plotë punë. Për pjesën më të madhe, ndërtojmë politika të përbashkëta dhe së bashku votojmë. Në nivel të Qeverisë funksionojmë bashkë, ja sot e miratuam buxhetin dhe e dërguam në Kuvend. Zgjedhjet bëjnë qëndrime egoiste të subjekteve politike, në pjesën e pozicionimin e tyre para votuesve. Secili e ka atë të drejtë, derisa funksionon koalicioni dëshiroj të funksionojë edhe më tej. “
Megjithatë, kur u pyet më detajisht për amendamentet e dorëzuara nga BDI për Kodin Zgjedhorë, Zaev nuk kishte madje as njohuri për një gjë të tillë, ku edhe konfirmoi se ky do të jetë konfrontimi i tyre i parë.
Zoran Zaev kryeministër
“Lejoni të kontrolloj, thatë se BDI për Kodin Zgjedhorë ka dorëzuar mijëra amendamente, unë e di se VMRO DPMNE ka dorëzuar. Ja këtu do të jetë konfrontimi i parë, ne kemi paralajmëruar një njësi zgjedhore dhe do të luftojmë deri në fund, të drejtën e amendamenteve mund ta përdorin si të drejtë nga rregullorja, ajo është e drejta e tyre, por gjithsesi ne do të qëndrojmë.”
Ndryshe gjatë ditës së sotme në Kuvend VMRO dhe BDI kanë dorëzuar gjithsej 6000 amendamente, me të cilat praktikisht bllokohet procedura e ndryshimit të kodit zgjedhorë.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
https://www.youtube.com/watch?v=lbGY8AAQFlo