Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Polonisë në vendin tonë, z. Vojcieh Ticinjski.
Në takim, ministri Ismaili tha se Republika e Polonisë është mbështetësi ynë i madh në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe një vend që na lidh një bashkëpunim i mirë afatgjatë në fushën e kulturës, si në planin bilateral, ashtu edhe në planin multilateral. Në këtë kontekst, u theksua se bashkëpunimi zhvillohet në të gjitha veprimtaritë kulturore, që është konfirmuar edhe me dokumente të shumta, duke mundësuar kështu një shkëmbim më të madh të artistëve dhe realizimin e projekteve midis institucioneve në të gjitha fushat e kulturës.
Ministri Ismaili nënvizoi se vitet e kaluara një numër i madh artistësh nga të dyja vendet kanë marrë pjesë në festivalet dhe manifestimet e njohura në Maqedoninë e Veriut dhe në Poloni.
Poetët polakë kanë marrë pjesë tradicionalisht në manifestimin poetik “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, ndërsa veprat e autorëve maqedonas janë përkthyer tashmë në polonisht, në kuadër të Konkursit për Financimin e Përkthimeve të Veprave Përfaqësuese të Letërsisë Maqedonase nga Botuesit e Huaj. Artistët polakë janë edhe mysafirë të rregullt në festivalin e njohur “Vera e Ohrit”.
Në fund, të dy bashkëbiseduesit u shprehën të bindur se bashkëpunimi dhe komunikimi i vazhdueshëm, si dhe realizimi i projekteve konkrete ndërmjet të dyja vendeve në të gjitha veprimtaritë kulturore do të vazhdojë edhe në të ardhmen.