Nëse dëshirojmë seriozisht të flasim për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duhet ta pranojmë “non-pejperin”, e Francës, si një pozicion. Por, sigurisht nuk do të jetë e pranuar, ashtu siç është. Kjo është pikënisja. Mirëpo, sipas profesorit nga Universiteti i Gracit, Florian Biber, i cili njëherit është analist politik dhe ekspert për Ballkanin, kjo nuk do të jetë rezultati përfundimtar.
Do të jetë rëndë të pritet miratimi i metodologjisë së re deri në janar, pasi, siç u shpreh ai, vijon sezoni i pushimeve në Bashkimin Evropian dhe kohë e adaptimit të Komisionit të ri Evropian, por edhe të dëgjohet mendimi i shteteve tjera anëtare.
“Vlerësoj se nuk duhet të shpejtohet. Kjo është mundësi të bëhet një diskutim serioz, si të funksionojë zgjerimi. Nuk duhet të themi se afati përfundimtar është më i rëndësishëm se përmbajtja. Nëse nevojitet një muaj, atëherë duhet të zgjasë një muaj më tepër. Me gjasë nuk është reale të pritet të zgjidhet kjo çështje deri në fund të janarit”, deklaroi Biber.
Qëllimi final, sipas Biber, duhet të jetë anëtarësimi i vendeve në BE.
“Shumë shtete anëtare qartë folën se metodologjia e re është e pranuar vetëm nëse përfshin datë, posaçërisht për Maqedoninë e Veriut. Besoj se kjo patjetër të jetë në agjendë. Gjithsesi se mund të shpresojmë se kjo do të jetë e mundshme gjatë kohës së presidencës kroate. Kjo është reale dhe e mundshme. Por, vallë do të arrihet apo varet më tepër prej dinamikës, jo aq nga rajoni, por nga vetë BE, posaçërisht Franca dhe Gjermania”, deklaroi Biber.
Profesori (eksperti) Biber, mes tjerash tha se sot është biseduar, se me rëndësi është të pranohet se ka krizë të zgjerimit dhe krizë të kredibilitetit të BE-së, por se ekzistojnë disa mundësi, veçanërisht që ajo tashmë është lartë në agjendën e Bashkimit Evropian.
“Pozicioni i Francës duhet të kuptohet seriozisht. Është problematik, por ka edhe ide të mira që mund të burojnë nga ai. Ndoshta do të ketë metodologji të re apo qasje të re, e cila do të jetë në dobi dhe do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut dhe shteteve tjera”, deklaroi Biber.
“Non-pejperi”, i Francës, sipas Biber, ka ide të mira dhe vlerëson se mund të kontribuojë që shtetet më shpejtë t’i arrijnë benefitet e anëtarësimit.
“Nëse e shohim shembullin e Malit të Zi, mund të kalojnë shumë vite në negociata. Vlerësoj se ekzistimi i fazave të hershme është mirë. Në rast se është e qartë se ato janë faza për anëtarësim në BE dhe se janë të lidhura me shpërblime financiare. Ky dokument ka ide të mira dhe është serioze të diskutohet, por nuk e adreson problemin e sundimit të ligjit dhe lirisë së shtetit”, thotë Biber.