Për mos pasje rrymē në fshatin Gërçec të Komunës së Sarajit për më shumë se 3 ditë ka reaguar kryetari i partisë “Alternativa”, Afrim Gashi.
Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të Afrim Gashit:
“Duke pasur mirëkuptim për EVN dhe për problemet me të cilat ajo përballet në terren – kërkojmë nga kjo kompani që publikisht dhe saktë të përcaktoj se për çfarë defekti me “karakter më të rëndë” bëhet fjalë, e i cili pamundësuaka qe vetem fshati Gërçec të mos mund të furnizohet me rrymë elektrike.
Duke i mbështetur kërkesat e banorëve gërçecas kerkojmë nga EVN-ja të tregojnë në ç’vend punojnë ekipet e saja (sepse banorët thonë se askund nuk ka ekipe të EVN) dhe pse banorët e këtij fshati nuk janë njoftuar me kohë për defektin.
Pastaj, pyesim drejtuesit e Komunës së Sarajit se çka kanë ndërmarrë ata që banorët e Gërçecit të dëmshpërblehen për dëmet, që i kanë pësuar gjatë tre ditëve pa rrymë elektrike, kur ka patur raste që nënat nuk kanë mundur t’u bëjnë inhalimin fëmijëve të sëmurë.
Mospërgiigjja e këtyre pyetjeve vetëm do i shtojë dyshimet, se bëhet fjalë për dënim kolektiv të banorëve të këtij fshati për shkaqe që i dinë vetëm EVN-ja.
Për pasojat lidhur me këto ndodhi përgjegjësinë do e mbajë Komuna e Sarajit dhe institucionet shtetërore.
Përndryshe, partia “Alternativa” gjithmonë është në anën e qytetarëve dhe në mbrojtje të drejtave të tyre”.