Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka hedhur kritika të shumta ndaj keqqeverisjes që po i bëhet shqiptarëve nga ana e BDI-së.
Ai në intervistën për T7 ka dhënë dhe një deklaratë të fortë, duke thënë që posedon informacione se si funkionarët e BDI-së, duke keqpërdorur pushtetin, kanë arritur të kenë prona private në Gjirin e Lalzit.
Sipas Selës, këto prona, janë bërë në procedurë të dyshimtë, dhe ai kërkon që shteti i Shqipërisë të merr masa duke e pastruar skenën politike nga persona të tillë.