Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21 ka akuzuar Blerim Bexhetin, ish ministër i Drejtësisë nga radhët e BDI-së, se gjatë qeverisjes me VMRO-DPMNE-në, bashkë me ish shefin e policisë sekrete (DSK) Sasho Mijallkov, kanë kurdisur zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët, sipas tij, ende po e mbajnë peng sistemin e drejtësisë në vend.
Pas akuzave të rënda, Blerim Bexheti është kyçur në emision përmes telefonit dhe ka hedhur poshtë akuzat e Zekirit, të cilin e ka quajtur demagog që manipulon opinionin. Në videon më poshtë mund të ndiqni debatin e nxehtë mes dy politikanëve./Gazeta LAJM