Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Ministria e Administratës Publike, që 28 Nëntori – Dita e Flamurit, të jetë ditë pushimi në Kosovë.Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka thënë se këtë vendim e ka marrë duke u mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, derisa ka shtuar se ky vendim është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik, përcjell lajmi.net.Postimi i plotë i Ramush Haradinaj:Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare.Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik. /Lajmi.net/
Data 08.05.2024
Aktuale
- Aksident në rrugën Tetovë – Shkup, devijohet komunikacioni
- Netanyahu refuzon ofertën për armëpushim në Gaza, thotë se është “shumë larg” nga kërkesat e Izraeli
- Çmimi i bukës për momentin nuk do të ndryshojë, furrat kanë probleme me ikjen e fuqisë punëtore
- Raport anonim për ryshfet nga një parti politike, në Kërçovë
- Bastisje në Ohër për shkak të fotografimit të listës zgjedhore dhe fletëve të votimit
- Me fustanin ngjitur për trupi, Kaderi mahnit me format trupore
- MPB: Qytetarët edhe nesër do të mund të marrin letërnjoftimet e reja
- Pak ditë pas lindjes, Kiara publikon fotografi me vajzën dhe Luizin