Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në Paris, Republika e Francës, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Ministrave të Kulturës, të organizuar nga UNESKO-ja, realizoi takim pune edhe me ministren e Kulturës të Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti.
Në takim, ministrat i theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, gjë që është konfirmuar edhe me nënshkrimin e Programit për Bashkëpunim Kulturor për periudhën 2015-2020.
U theksua se me hapjen e qendrave informative kulturore në të dyja vendet, me seli në Shkup dhe Tiranë, do të mundësonte informimin me kohë të qytetarëve për rrjedhat aktuale kulturore në të dyja vendet. U theksua se është i nevojshëm angazhim më i madh nga të dyja palët për të gjetur një hapësirë të përshtatshme përfaqësuese për funksionimin e qendrave.
Në takim, ministrat e Kulturës e nënvizuan edhe bashkëpunimin e mirë në të gjitha veprimtaritë e kulturës, si dhe aktivitetet dhe vizitat e shumta të realizuara të artistëve në të dyja vendet. Ata arritën në përfundimin se ekziston një bashkëpunim i mirë edhe në planin multilateral. U theksua edhe rëndësia e nominimit të pranuar për shtrirjen e së mirës së mbrojtur të Rajonit të Liqenit të Ohrit edhe në territorin e Republikës së Shqipërisë, me çka kjo e mirë e mori statusin e trashëgimisë botërore tejkufitare.
Data 07.05.2024
Aktuale
- Pak ditë pas lindjes, Kiara publikon fotografi me vajzën dhe Luizin
- Ambasadori i Maqedonisë në Moskë nuk shkoi në inaugurimin e Putinit
- Rreth 2000 vëzhgues dhe gazetarë vendas dhe të huaj do t’i ndjekin zgjedhjet
- Tentim për grabitje në ambientet e komunës së Çairit, ku mbahej materiali zgjedhor
- (VIDEO) Ka nisur heshtja zgjedhore, votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit
- (VIDEO) Aksident në porta Vllae, makina ndahet më dysh, lëndohen tre persona
- Çfarë ndodhi mes Julit dhe Erjolës? Banorja bërtet e frikësuar dhe vrapon nëpër shtëpi
- Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin