Pa krijimin e mekanizmave për pjesëmarrje rinore në procesin e sjelljes së vendimeve, si dhe inkurajimi i tyre për pjesëmarrje aktive, nuk mund të presim avancim dhe prosperitet dhe kjo është nevojë e domosdoshme e çdo shteti, deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin në konferencën përfundimtare në kuadër të projektit “Aftësimi i rinisë për pjesëmarrje aktive në procesi e sjelljes së vendimeve”, që e zbatoi Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë dhe Ambasada e Bullgarisë në Shkup.
“Në projektin konkret shfrytëzohen përvojat nga Bullgaria fqinje me të cilën kemi ngjashmëri politike, socio-ekonomike, historike dhe të tjera të ngjashme dhe e cila, duke e pasur parasysh se është anëtare e BE-së, që më parë i ka përfunduar çështjet të cilat ne sot i bisedojmë. Në këtë kontekst është me rëndësi që ambasada bullgare edhe financiarisht e mbështet projektin që mjaftueshëm flet për perspektivat për bashkëpunim, mbështetje të përbashkët, ndarje e përvojave dhe resurseve. Jam i bindur se kjo përvojë dhe ajo që është njohur dhe konfirmuar si praktikë e mirë do të marrë implementimin e saj edhe tek ne”, ka thënë Pendarovski.
Theksoi se përveç sjelljes së kornizës ligjore që do të mundësojë pjesëmarrjen e të rinjve në procesin e sjelljes së vendimeve ne si shoqëri duhet të përballemi edhe me një problem tjetër, sipas meje të madh. dhe ai është adaptimi dhe mosinteresimi i të rinjve për ngjarjet shoqërore dhe proceset politike.
Porositi që të shfrytëzohen përvojat e fqinjëve, si dhe përvojat e demokracive më të vjetra evropiane, të ofrojmë strategji, orientime dhe rekomandime, ta dëgjojmë zërin e të rinjve, sepse pa ta dhe pa pjesëmarrjen e tyre aktive, siç theksoi Pendarovski, nuk mund të shpresojmë në zhvillim dhe mirëqenie dhe se pa ta, vendi ynë nuk ka ardhmëri.
Kryetari i Këshillit Euroatlantik, Ismet Ramadani tha se ky projekt është në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në vend dhe në këtë frymë Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është një hap i madh përpara në avancimin e marrëdhënieve tona. “Anëtarësimi në NATO është garanci e fuqishme për liri më të madhe, demokraci, drejtësi dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë ai.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi theksoi se të rinjtë duhet të përfshihen në vendime që i prekin dhe se është i nevojshëm fokus i vazhdueshëm ndaj tyre dhe nevojave të tyre.
Theksoi se të pakënaqurit largohen, ndërsa kjo do të thotë, siç tha Ademi, dëm i pakorrigjueshëm për shtetin i cili humb potencial të madh kuadrovik,
Ademi tha se arsimi është një prej faktorëve nga të cilët më së shumti varet kapaciteti i çdo shteti.
Solomon Pasi, kryetar nderi i Klubit atlantik të Bullgarisë theksoi se vendi do të jetë edhe fizikisht në NATO, anëtarësimi në BE do të jetë detyrë shumë më e lehtë.
Projekti ka për qëllim t’i hartojë problemet dhe sfidat për pjesëmarrje të të rinjve në Maqedoninë e Veriut, të ofrojë kontroll komparativ për përfshirjen e të rinjve në Bullgari, si vend i integruar në strukturat euroatlantike dhe t’i adresojë temat kryesore përmes diskutimeve, analizën dhe rekomandimin komparativ. Qëllimi afatgjatë i këtij aksioni është që të nxitet pjesëmarrja më e madhe e të rinjve në proceset e sjelljes së vendimeve përmes zhvillimit të kapaciteteve për angazhim aktiv të të rinjve dhe përmes nxitjes më të madhe të mobilitetit dhe bashkëpunimit. Përveç kësaj, aksioni është i orientuar ndaj rritjes së mirëkuptimit për NATO dhe BE dhe ndërtimin e qëndrimit pozitiv për avamcimin e vlerave euroatlantike.