Ikja nga përgjegjësia, gënjeshtrat dhe manipulimet janë fjalë identifikuese të BDI-së të cilat çdo herë e më shumë po i shoqërojnë funksionarët e lartë të kësaj partie. Kjo u dëshmua edhe njëherë me vetë faktin se, i akuzuari në rastin Titanik III, deputeti i BDI-së Ejup Alimi refuzoi të jep dëshmi në gjykatë.
Pas 3 viteve, Ejup Alimi kujtohet se nuk duhet të jetë i ftuar si i akuzuar por si dëshmitar. Kjo vetëm se dëshmon që Ejup Alimit, i erdhi kjo ide si mënyrë e ikjes nga përgjegjësia dhe prolongimit të rastit.
Ne si ASH kërkojmë nga organet gjyqësore të reagojnë dhe të mos lejojnë vjetërsimin e kësaj lënde dhe lëndëve të tjera ku kërkohet përgjegjësi penale nga funksionarë shtetëror, ashtu siç ndodhi me rastin “Trajektorja“ nga i cili rast shpëtoi ish kryeministri, Nikolla Gruevski.
Aleanca për Shqiptarët konsideron se parashkrimi është institut shumë i rëndësishëm juridik përmes të cilit pamundësohet ndjekja penale si dhe ekzekutimi i sanksionit penal pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore, prandaj duhet të ndalohet shfrytëzimi i tij si mundësi nga ikja e përgjegjësisë.
Ndërkaq, publikisht pyesim Ejup Alimin, pse nuk u kujtua më herët të thirrej si dëshmitar, kur rasti në fjalë është ndër të parët që PPS ka ngritur?!
Ikja e përgjegjësisë mund të parandalohet vetëm nga organet gjyqësore, të cilat janë të obliguara që çdo rasti t’i qasen në mënyrë të pa anshme dhe me seriozitet, duke mos lejuar prolongime të pa arsyeshme.
Kujtojmë se,Ejup Alimi është i akuzuar për prishje të materialit zgjedhor të vitit 2013, për të cilën vepër sipas Kodit Penal parashihen më së paku 5 vjet burg.Nga ky këndvështrim konsiderojmë se prolongimi i rastit bëhet me të vetmin qëllim blerje kohe.
Aleanca për Shqiptarët,
19.11.2019
Data 03.05.2024
Aktuale
- Rrëfehet i përlotur Bes Kallaku: Fëmijët pasuria më e madhe që kam
- Rusia kërcënon Danimarkën me hakmarrje nëse bllokon anijet ruse në ngushticat e Baltikut
- Petkoviqit i refuzohet vizita në Kosovë
- Ahmeti :VLEN-in nuk e kemi pasur konkurent, objektivat tona janë më të larta
- Histori e shkruar me urrejtje
- E keni menduar me të re, kjo është mosha e Violeta Kukajt
- Taravari me deputetët e Vetëvendosjes: Ndryshimi VLEN!
- Në Dibër dhe Qendër Zhupë do të votojnë 81 të sëmurë dhe të pafuqishëm