Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbrëmë në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Kulturor në Shën Petersburg, realizoi takim pune me kolegun e tij, ministrin e Kulturës të Federatës Ruse, Vlladimir Medinski.
Në takim, të dy ministrat biseduan mbi bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, i cili deri më tani rezultoi me zbatimin e shumë përmbajtjeve cilësore, si për audiencën ruse, ashtu edhe për audiencën maqedonase. Në takim, Ismaili e njoftoi ministrin rus se kohëve të fundit një interes të madh në publikun maqedonas shkaktoi ekspozita “100 raritetet e sovranitetit rus”. Ai shtoi se ekspozita e cila u hap në Muzeun e Luftës Maqedonase është një konfirmim i lidhjeve të thella të Rusisë me vendet sllave, por gjithashtu e konfirmon edhe miqësinë ndërmjet të dyja vendeve tona. Njëherazi, u theksua edhe bashkëpunimi brenda UNESKO-s, si dhe në kuadër të Fondacionit Ndërkombëtar “Forumi i Kulturave Sllave”, përmes të cilit u zbatuan projektet dhe aktivitetet e përbashkëta për t’i ruajtur traditat kulturore të popujve sllavë.
Ministrat Ismaili dhe Medinski u shprehën të bindur se marrëdhëniet miqësore ndërmjet vendit tonë dhe Federatës Ruse në të ardhmen do të kontribuojnë në thellimin e marrëdhënieve në fushën e kulturës me një dinamikë edhe më të theksuar.
Me respekt,
Ministria e Kulturës