U mbajt simpoziumi i katërt rajonal i oftalmologëve, organiuzaur nga „Sistina oftalmologjia“, pjesë e grupacionit „Svjetlost“- Zagreb
„Sistina oftalmologjia“, pjesë e grupacionit „Svjetlost“- Zagreb, edhe këtë vit tradicionalisht për të katërtën herë e organizon simpoziumin rajonal „Novitetet në oftalmologji“. Qëllimi themelor është këmbimi i përvojave më të mira në oftalmologji mes profesionistëve të kësaj fushe.
Më 02.11.2019 (e shtunë), në praninë e 300 mysafirëve nga Maqedonia, Kroacia, Serbia dhe Kosova, ku përveç oftalmologëve, morën pjesë edhe mjekë të mjekësisë së përgjithshme, endokrinologë dhe specializantë nga Fakulteti i mjekësisë, u mbajt simpoziumi IV rajonal „Novitetet në oftalmologji“ nën organizimin e „Sistina oftalmologjisë“, pjesë e grupacionit “Svjetlost”.
Në simpozium u përfshinë tema të ndryshme nga praktika e oftalmologjisë, para së gjithash duke mundësuar edukim dhe këmbim të përvojave mes personave mjekësorë nga Maqedonia dhe rajoni. Ligjëruesit në këtë simpozium të vetëm, të këtij lloji dhe të kësaj fushe, ishin prof. Nikica Gabriq (Svjetlost), d-r Zlatko Arnaudovski, d-r Biljana Kostovska, d-r Ilir Osmani, d-r Fanka Gilevska (Sistina oftalmologjia) dhe ass. d-r Hristijan Duma (IPSH Klinika universitare për sëmundje të syve – Shkup) dhe d-r Strahil Gazepov (Spitali klinik – Shtip).
Novitet këtë vit ishin edhe prezantimet e kolegëve të rinj mjekë, si pjesë e programit për trajnim të kuadrove të reja – specializantë në „Sistina oftalmologjia“ dhe grupacioni „Svjetlost “.
„Simpoziumi paraqet mundësi të shkëlqyeshme për prezantimin e trendëve të reja në punë, që zbatohen në „Sistina oftalmologjia“ dhe Klinikën universitare të syve „Svjetlost“, përfshirë edhe rezultatet e suksesshme nga zbatimi i metodave të reja për trajtimin e sëmundjeve të syve. Këtë vit për herë të parë ndanë përvojat e tyre edhe mjekët e rinj specializantë, të cilët janë pjesë e programit për zhvillim të profesionistëve të “Sistina oftalmologjisë” dhe Klinikës universitare të syve “Svjetlost”. U treguan përvoja edhe nga shëndetësia shtetërore, që paraqet lidhje të shkëlqyer të njohurive. Ky lloj i punës e vërteton bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes profesionistëve të oftalmologjisë dhe luan rol edhe në diagnostikimin më të mirë të mundshëm, zgjedhjen e metodës dhe trajtimin adekuat të pacientëve“ – theksoi d-r Zlatko Arnaudovski, drejtori mjekësor i Sistina oftalmologjisë.
„Sistina oftalmologjia“ pjesë e grupacionit „Svjetlost“, është spitali i parë i syve i cili tanimë dhjetë vite, me diagnostikim dhe kirurgji, i trajton gjitha problemet me shikimin dhe sytë.
Aktualisht „Sistina oftalmologjia“ ka qendrat e saja në Tetovë, Gostivar dhe Manastir.
Sot, bashkë me partnerin kroat, numri i pacientëve të shërbyer arrin më shumë se 400.000 pacientë, me 50 mjekë rezidentë dhe mbi 140.000 intervenime të suksesshme.