Gazetaria nuk është më shumë profesion atraktiv. Gjithnjë e më pak studentë dëshirojnë të studiojnë gazetari. Ana financiare dhe mungesa e besimit në media janë një ndër shkaqet për një gjendje të këtillë, theksoi panelistët në tryezën e sotme të rrumbullakët për sfidat e gazetarëve të rinj në epokën e dezinformimit.
Sivjet, siç ishte theksuar. në Universitetin e Shkupit janë regjistruar 12 studentë në gazetari, në Universitetin e Shtipit një, ndërsa së bashku me Universitetin e Tetovës ka gjithsej rreth 20 studentë të gazetarisë.
“Për fat të keq, kjo flet se gazetaria nuk është më tepër profesion atraktiv. Ky është një tregues që duhet të na shqetësojë”, theksoi Dragan Sekullovski nga Shoqata e Gazetarëve.
Sipas Katerina Sinadinovskës, njëra ndër themelueset dhe kryetare e Këshillit për Etikë në Media, mungesa e satisfaksionit financiar është mosbesimi në media janë një ndër arsyet pse gjithnjë e më pak të rinj merren me këtë profesion.
“Mbyllen media, nuk ka redaksi, në mënyrë brutale shkelen standardet, jemi shndërruar në ndjekës të kumtesave, nuk ka anë të dytë në lajm dhe nuk dallohet lajmi nga komenti”, theksoi Sinadinovska, duke shtuar se duhet të orientohemi ndaj gjetjes së zgjidhjes.
Një pjesë e vërejtjeve janë se nevojiten masa sistemore, investim në gazetari profesionale dhe reformë e plotë në sistemin arsimor. Nevojitet edhe edukim mediatik dhe vendosjen e saj në arsim.
Debatin e sotëm e organizoi Forumi Arsimor Rinor dhe Radio MOF.