“Jemi të indinjuar thellë nga sjellja e autoriteteve të Komunës së Tetovës, të cilët në mënyrë vandale i kanë hequr afishet dhe fotografitë e një aktiviteti, duke paraqitur proteste nëpërmjet artit dhe fotografive, me Titull “Të Palarat në Shesh” dedikuar qytetarëve me fotografi nga lokacione të ndryshme në Tetovë së bashku me premtimet e parealizuara nga Komuna. Ky aktivitet ishte i organizuar nga Organizatat më aktive joqeveritare të Qytetit të Tetovës, Qendra Loja, Eco Guerila dhe Transformatorët rajonalë, të cilë gjerë më tani janë shembull rajonal e më gjerë se gjithmonë ngrejne zërin ndaj padrejtësive që ju bëhen qyetarëve, qytetit dhe më shumë se kaq”, reagon Aleanca për Shqiptarët (ASH).
“Ftojme kryetaren e Komunes Teuta Arifi që sot u soll si një diktatore që të heqë dorë nga format e tilla dhe të ketë kujdes që raste të tilla mos të përsëriten më. Tju kërkoj falje organizatorëve për gjestin e cekët e cila goditi pamëshirshëm mbi lirinë e shprehjes, si vlerë demokratike e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare”, theksoi ASH.