Azbi NUREDINI
“PO TI THEM NJA DY LLAFE BACA ISA BOLETINI “!
Po ta dini ju heroi i kombit Isa Boletini se kush ju bjen dhe ku ju bjen do ngriheshit prej varri dhe do i rrjepshit këto hajna me thonj nuk do harxhonit plumba për këta HAJDUT PULASH!
BAC këta të sjellin në Sarajin që Zoti fali gjithçka të bukur për ta shëndruar në Zemër dhe Mushkëri të Shkupit,e këta pisa që udhëheqin që prej vitit 2009-të e shkatërruan dhe e shëndruan në gropë mbeturinash tërë komunën e Sarajit.
BACA ISA tash është shekulli 21 Saraji ka afro 40 mijë banor me 99% shqiptar e këta pisa ende nuk ndërtuan asnjë çerdhe për fëmijët që rriten këtu! Shkollat fillore në gjitha vendbanimet i kanë shëndruar në hangar për kafshët duke punësuar djemt e rrejat dhe far e fisin e vet ! BAC këta pisa nuk ndërtuan asnje shkollë të mesme në këtë vend aq të bukur dhe me shum talent të rinj që ka fal Zoti! BACA ISA prej kësaj toke pijnë ujë gjithë banorët e kryeqytetit me rreth një milion banor,këta pisa i kanë lënë fshatrat e komunës prej ku buron dhe kalon ky ujë pa ujë të pijshëm! Gjithë rrugët në nivel komunal i kanë lënë me gropa më zi se në shekullin 18-të! Nxënësit dhe banorët e fshatit Paniçar udhëtojnë në këmbë nga 5km!O BACA ISA këta hajdut i kanë lënë njerëzit pa frymë tu derdhë bërllogun e gjith qytetit në vendbanimet tona !
O BACA ISA këta saherë që e kanë ngusht punën për VOTA i vardisen një heroji të kombit tonë duke i sjellur përmendoret në bërllogun që e kanë krijuar me paaftësitë e tyre për të udhëhequr këtë vend !
BAC, e di se do pyesish e ne çka bëjmë ?Jemi të pamundur me i ndaluar sepse janë shëndruar në shërbetor të armiqve të popullit tonë e sa herë që jemi afër shkatërimit të tyre ju vjen në ndihmë armiku i popullit duke ju dhënë gjithë makinerinë vrastare të pushtetit dhe i shpëton nga humnera që don ti qon populli.
Të betohem se ne nuk do të heshtim dhe nuk do të rijmë duarkryq asnjëherë dhe do ta luftojmë të keqën deri në asgjësimin e saj.