E rikujtojmë zv.drejtorin e Doganave të Maqedonisë së Veriut z. Irfan Buçin, i cili kishte ftuar për takim doganierët shqiptar në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, se ai bashkë me kolegët e tij kanë shkelur Kodeksin e Sjelljes së Nëpunësve të Doganave i cili është në fuqi nga muaji prill i vitit 2016.
Ky Kodeks, në dispozitën “Aktivitete Politike” neni 16, paragrafi 1 thotë: Nëpunësit shtetërorë i kryejnë punët e tyre, obligimet dhe autorizimet në mënyrë neutrale politike, pa u përfshirë ne vlerësimin e rishqyrtimit në krijimin politik dhe ekonomik të doganave.
E rikujtojmë opinionin si dhe zv.drejtorin e BDI-së, z. Irfan Buçi edhe për paragrafin 2 të nenit 16 ku thotë: Nëpunësit doganor nuk mundet në mënyre publike t’i përfaqësojnë ose t’i shprehin bindjet e tyre politike në kryerjen e punëve dhe autorizimeve.
Gjithashtu edhe neni 17, paragrafi 2 e parandalon një gjë të tillë:
Në marrëdhënie me publikun por edhe me vetë kolegët e tyre, nëpunësit shtetërorë nuk duhet ta shprehin, ta cekin ose ta bëjnë me dije përkatësinë e tyre politike ndaj ndonjë subjekti të caktuar politik.
Pra neni, 16, 17 dhe 18, i Kodeksit për Sjellje të Nëpunësve shtetërorë i parandalon Doganierët që të jenë të përfshirë në aktivitete politike, dhe në mënyrë të hapur ta shprehin atë. Irfan Buçi, duhet të mbaj përgjegjësi, morale, politike por edhe juridike, dhe t’ju kërkoj falje publike doganierëve që i ka ftuar në takim në selinë qendrore të BDI-së në Tetovë.
E rikujtojmë edhe Deputetin Artan Grubi, i cili njëherit është edhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për Eurointegrime i cili i kishte pranuar në takim doganierët në selinë e partisë së tij, se një veprim i tillë bie ndesh me Prioritetet Urgjente për Reforma të cilat i ka miratuar Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut me rekomandimet eksperte të PRIBE-së, të cilët janë element bazë për sundimin e shtetit të së drejtës edhe atë siç thuhet: PËR NDARJEN E AKTIVITETEVE PARTIAKE NGA ATO SHTETËRORE.
Këto janë vetëm disa argumente se si BDI po kap shtetin, po keqpërdor pushtetin. Këta zyrtar politik të BDI-së dhe vetë subjekti i tyre politik, më këtë sjellje dhe shkelje të ligjit po bëhen pengesa kryesore e vendit që nuk hap negociata me BE. Kërkojmë përgjegjësi politike nga institucionet përkatëse, Komisioni Antikorrupsion dhe kryeministri Zaev të deklarohet për rastin në fjalë, thonë bga ASH.