Dëshmitari i prokurorisë që ka punuar si shofer në “Durmo turs” në relacionin Gostivar-Shkup, në seancën e sotme gjyqësore për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, ishte dëgjuar si “dëshmitar armiqësor” prejse tha se nuk është e saktë deklarata e tij në prokurori dhe se nuk i kujtohet nëse ka thënë që në autobus ka pasur pajisje për maminupulim të tahografisë.
Për shkak të kundërshtimit të deklaratës së sotme të dëshmitarit Besnik Halimi me atë në prokurorinë, prokurori publik Darko Jakimovski kërkoi nga Gjykata t’i lejohet për ta paraqitur deklaratën e tij.
Gjykatësja Diana Gruevska lejoi, prokurori Jakimovski dëshmitarit ia lexoi deklaratën e tij në PP, ku ka thënë se në autobusin që ka marrë pjesë në fatkeqësinë ka pasur pajisje të tillë për të cilën është dashur ta dijë Remzi Miftari sepse ai ka qenë shef i parkut vozitës.
Dëshmitari Halimi tha se ajo nuk është e saktë dhe nuk e ka thënë ashtu në prokurorinë.
“Nuk kam lidhje me këtë linjë prej vitit 2014 dhe nuk më kujtohet se çka ka qenë. Unë nuk jam ashtu inteligjent sikur ju që lexoni. Unë jam 62 vjeçar dhe shkurt u jam përgjigjur dhe ju më tërhiqni me fjalë. Ma patët dhënë për ta nënshkruar, por unë nuk e kam lexuar”, deklaroi dëshmitari.
Dëshmitari Besnik Halimi, paraprakisht tha se ka punuar si shofer në Durmo turs në vitet 2007-2014 në relacionin Gotivar-Shkup.
Derisa ka punuar në Durmo Turs kanë sjellur tre autobusë të rinj në gjendje të mirë nga Gjermania, midis të cilave edhe ai me të cilin ka ndodhur fatkeqësia.
“E kam vozitur edhe atë autobus, por nuk më kujtohet se kur. Kur kishim ndonjë problem, si goma e shpuar, ndërrimi i vajit ose rregullimi i dritares ose ngjashëm e lajmëronim Remzi Miftarin, ndërsa ndonjëherë edhe Durmishin”, deklaroi dëshmitari.
I pyetur nëse në autobus ka pasur pajisje për manipulim të tahografisë dhe ai e ka dërguar për shërbim në Autokomandë, dëshmitari Halimi tha se nuk i kujtohet në pajisje të tillë për manipulim dhe se e ka dërguar autobusin në shërbimin e kalibrimit dhe tahografit në Shkup, por nuk kujtohet ku.