Alternativa – Dega Tetovë konstaton se banorët e Qytetit të Tetovës, në mënyrë permanente, kanë probleme me trotuaret e shkatërruara, nëpër të cilat këmbësorët kanë problem të madh të lëvizin, ndërsa këtë e vuajnë aq më shumë personat me nevoja të veçanta, që për këto arsye detyrohen të dalin në rrugë me karrocat e tyre, duke e rrezikuar kështu edhe jetën.
Kjo gjendje ka tashmë disa vite që është e këtillë në Tetovën tonë dhe kryetarët e Komunës vetëm premtojnë, vijnë e shkojnë, ndërsa realiteti mbetet i njëjtë.
Duke ia kujtuar kryetares së Tetovës së detyra e saj është të merret me këto punë e jo të bëjë tamah të bëhet ambasadore, sepse tetovarët e kanë votuar për këto halle, kërkojmë prej saj që seriozisht të merret me problemin e trotuareve dhe të mos sillet si nuse e re që nuk ua di rendin punëve të shtëpisë.
Kryetare, detyra juaj është të merreni me detyrimet komunale. Sepse, kjo është Tetova që (nuk) e duam!
Tetovë, 03.11.2019 Alternativa – Dega Tetovë