Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në Muzeun e Luftës Maqedonase mbajti fjalim në ceremoninë e hapjes së ekspozitës “100 raritete të sovranitetit rus”, e organizuar me rastin e festës shtetërore të Rusisë – Ditës së Unitetit Kombëtar.
Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ministri i Kulturës Ismaili theksoi se ekspozita e sotme i demonstron, në praktikë, lidhjet e thella të Rusisë me vendet sllave, por edhe e konfirmon miqësinë ndërmjet të dyja vendeve tona, e cila është thellësisht e lidhur me afirmimin dhe ruajtjen e vlerave shpirtërore dhe aspiratave kulturore.
“Konsideroj se aktivitetet e tilla janë një mundësi e shkëlqyer për të thelluar bashkëpunimin institucional, por këto janë edhe një rast i vërtetë për t’i kuptuar më mirë të dyja kulturat”, tha ministri i Kulturës, Ismaili. Ai shtoi se Ministria e Kulturës është e përkushtuar thellësisht në avancimin e marrëdhënieve kulturore me Federatën Ruse, e cila është një mik dhe mbështetës i shkëlqyeshëm i vendit tonë.
“Jam i bindur se edhe në të ardhmen do të realizojmë edhe shumë projekte të tjera të përbashkëta me të cilat do ta konfirmojmë rëndësinë e kulturës”, tha Ismaili.
Në ekspozitën morën pjesë edhe Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut,Stevo Pendarovski, ambasadori i Federatës Ruse në vendin tonë, Sergej Bazdnikin, një numër i madh ambasadorësh dhe mysafirësh të tjerë.
Ekspozita është e organizuar nga Agjencia Federale e Arkivit, Arkivi Shtetëror i Federatës Ruse dhe Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këto dokumente unike u prezantuan për herë të parë në ekspozitën e kushtuar 100-vjetorit të Shërbimit Shtetëror të Arkivit në Rusi, që u mbajt në Moskë në vitin 2018. Projekti ngjalli interes të madh në opinion pasi për herë të parë në një vend u grumbulluan burimet autentike të shkruara të cilat i pasqyrojnë fazat e ndryshme të afirmimit të sovranitetit rus.
Data 19.05.2024
Aktuale
- Marrëveshja e Prespës, Koxias e kritikon qeverinë greke për moszbatimin e protokolleve
- Një tjetër konflikt po shfaqet në Ballkanin Perëndimor
- Qeveria e re/ Mickoski: S’ka më “bomba” politike – Në 100 ditët e para “bombë” financiare
- “Në ministrinë e Grubit nuk ka më futboll”
- Tentativë për sulm fizik ndaj Kacarskës, ndalohet një burrë 57 vjeçar
- E tepron Afrona, shfaqet pa riçipeta në publik
- (VIDEO) VMRO: Bisedimet për Qeverinë kanë arritur tek programi dhe kuadrot
- (VIDEO) Parlamenti dhe gjashtë ministri do të udhëhiqen nga shqiptarët