Ish-diplomati dhe studiues i Ballkanit në Forumin Gjeopolitik të Kembrixhit, Timothy Les ka përmendur katër skenarë të mundshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. I pari sipas tij, është skenari i arritjes së një marrëveshjeje Prishtinë-Beograd, e nxitur nga interesat e tyre për ta zgjidhur më në fund statusin e Kosovës, e kjo do të bëhej edhe me presionin diplomatik të Washingtonit. Por nisur nga “vija e kuqe”, e Serbisë, kjo do të nënkuptonte një ujdi të bazuar tek ideja e ndarjes në këmbim të njohjes”, thotë Less.
Nga ana tjetër, amerikanët thekson Les, janë të vendosur të “shtyjnë” Rusinë jashtë Ballkanit dhe dëshira e shqiptarëve për t’i dhënë fund “boshllëkut ligjor”, të Kosovës i nxit ata të kërkojnë zgjidhje për statusin. “Nëse Serbia refuzon të njohë një Kosovë të pavarur, e vetmja mundësi është të përpiqemi për bashkimin me Shqipërinë, një zgjidhje që shumica e shqiptarëve të Kosovës do ta pranonin” shprehet ai ndërsa sheh një lloj “tërmeti rajonal”, si një nga skenarët potencialë. Ai thotë se Serbia nuk mund ta pranojë integrimin e pjesës veriore të Kosovës në shtetin kombëtar shqiptar dhe shprehet i bindur se një kërcënimi të tillë, Serbia do t’i përgjigjej me aneksim të veriut të Kosovës. “Kjo do të çonte në një konfrontim ushtarak, përndjekjen e serbëve të mbetur nga pjesa jugore e Kosovës dhe përpjekjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të shkëputen nga Serbia, si dhe krizën e shtetësisë në Serbi, e cila do të urdhërohej nga nacionalistët vendas”, arsyeton Less.
Ai shikon më tej mundësinë e një Shqipërie të bashkuar edhe si shans I ri gjeo-strategjik për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të cilës pa dyshim do të përpiqeshin të aneksonin territorin e tyre në këtë Shqipëri të re. Në vend të kësaj, Les beson se SHBA-të do të këmbëngulin që këto kombe të heqin dorë nga përpjekjet e tyre dhe nga ana tjetër u garantojnë atyre vetëqeverisje brenda shteteve ekzistuese. Ai gjithashtu beson se shumë çështje në Ballkan do të mbeten të pazgjidhura, përfshirë statusin përfundimtar të serbëve në Bosnje dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të cilët ende duan të bashkohen me shtetet e tyre. Ish diplomati i Ballkanit, konkludon se rajoni është në prag të një riorganizimi tjetër, i cili do të shënojë fundin e organizimit pas Jugosllavisë, pas së cilës Serbia dhe Shqipëria do të zgjerojnë kufijtë e tyre dhe serbët dhe kroatët si dhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriun do të njihnin “de fakto”.