Kryeministri Zoran Zaev u bëri apel SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për rritjen e pagave në arsim të vazhdojnë dhe të gjindet zgjidhje e cila do të jetë e pranishme për të dyja palët. Sindikatat, tha Zaevi, duhet të jenë të vetëdijshme se shteti mund të ofrojë vetëm atë që në të vërtetë mund ta japë.
“Unë i respektoj të drejtat e punëtorëve, Jam i majtë dhe dua të kemi punëtorë të kënaqur për shkak të kësaj bartës të kënaqur të veprimtarisë, mësues, profesorë, por edhe administrata në arsim mund të nënkuptojë përcjellje të diturisë te fëmijët”, tha Zaevi.
Shtoi se si Qeveri bëjnë përpjekje maksimale të vihet në zgjidhje, sepse, siç tha, “ne mund të ofrojmë atë që në të vërtetë mund ta japim, ndërsa kjo që nuk është tekstualisht është e pamundur”.
Kryeministri potencoi dhe se në arsim pasi kjo Qeveri është në pushtet ka pasur dy rritje prej pesë për qind. Tani, tha, ofruam rritje të re nga prilli i vitit të ardhshëm në lartësi prej 10 për qind.
“Dua të dërgoj mesazh të mirëkuptimit, për shkak se në të vërtetë ne jemi të vetëdijshëm se janë të ulëta pagat edhe në fqinjësi, por definivisht kapacitetet e shtetit janë pikërisht ata. I bëjmë apel SHAK-ut dhe të gjitha sindikatave për arsyeshmëri në negociatat dhe për gjetjen e zgjidhjes. Do ta motivoj ministrin të vazhdojë të bisedojë. Ai është mik me SASHK-un, sepse atje janë mësuesit, arsimtarë dhe profesorët tanë…besoj se do gjindet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme”, tha Zaevi.
Këshilli i SASHK=ut sot njëzëri mori vendim se nuk e pranon propozimin e MASH-it dhe Qeverisë për rritjen e pagave në veprimtarinë e arsimit dhe shkencës për 10 për qind, duke filluar nga prilli i vitit 2020.
Kryetari i SASHK=ut Jakim Nedellkov në konferencln e sotme për shtyp tha se interesat e veta do t’i mbrojnë me grevë që parashihet për më 11 nëntor të këtij viti.
“Këshilli i SASHK-ut në këtë periudhë të pajtimit deri në grevë të përgjithshme, deri kur ka edhe 15 ditë pune, edhe njëherë e hapë kërkesën drejtuar MASH-it dhe kërkon që rritja e paraparë të mos fillojë prej prillit të vitit 2020, por kërkesa jonë të fillojë prej 1 janarit të vitit 2020”, tha Nedellkov.
Nga SASHK-u propozojnë që 10 për qind të ofruar të jenë lëndë e marrëveshjes, përkatësisht, siç tha Nedellkov, të ofrohet rritje më e madhe. Si kërkesë shoqëruese që do ta parashtrojnë në MASH, siç paralajmëroi Nedellkov, janë ndryshime dhe plotësime të marrëveshjeve kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm në të cilat do të inicohen regresi për pushimin vjetor, kompensime lidhur me transportin e të punësuarve, orët mësimore jashtë orarit të cilat deri më tani fare nuk janë paguar, revidimi i pagesës në mësim të kombinuar… Nedellkov konsideron se është urgjente kërkesa për përgatitje dhe nënshkrim të marrëveshjes kolektive për arsim të mesëm dhe fillor e cila do të ishte me periudhë implementimi prej 1.1.2020.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Nedellkov tha se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, do të mbahej grevë e cila do të ishte me ndërprerje të procesit të punës në shkollat fillore, të mesme dhe institucionet e arsimit të lartë.
Ai pret në periudhën ndërmjet grevës së paralajmëruar, kërkesat e tyre të shqyrtohen dhe të kenë takim me përfaqësuesit e Qeverisë dhe MASH-it.