Pas vetos së presidentit francez Emanuel Makron, homologu i tij rus, Vladimir Putin duhet të ketë porositur një gotë shampanjë. Kështu është shprehur ish ministri bullgar i punëve të Jashtme Solomon Pasi, duke potencuar se fillimi i procesit negociues me të dyja vendet po prolongohet për së treti herë. Ai pyeti nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me prolongimin për fillim të negociatave, po shtyhen drejt Rusisë, Turqisë dhe Iranit.
Solomon Pasi, ish ministër i punëve të jashtme të Bullgarisë
“Pas vetos së presidentit francez Emanuel Makron, homologu i tij (rus) Vladimir Putin duhet të ketë porositur një gotë shampanjë. Drejtë cilit i shtyjmë Maqedoninë dhe Shqipërinë? A po i shtyjmë ata në duart e Rusisë, Turqisë, Iranit? Vetëm kujtoni atë që bëri presidenti Putin për të parandaluar Maqedoninë në rrugën e saj drejt NATO-s”
Ish ministri Pasi, tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut një ditë do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, por shtroi pyetjeb se me cilën shpejtësi do të bëhet kjo.Sipas ish shefit të diplomacisë bullgare, tani po bëhen përpjekje serioze Serbia të mbetet në sferën e ndikimit rus.
Solomon Pasi, ish ministër i punëve të jashtme të Bullgarisë
“Çfarë mund të bëjmë me Makronin dhe vendimin e tij joracional? Mendoj se ministrja e Jashtme (e Bullgarisë) Ekaterina Zaharieva mund ta bindë atë ta ndryshojë mendimin”
Sipas tij, Bullgaria nuk ka asnjë interes që Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova “të kthehen prapa./SHENJA/