Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, së bashku me nënkryetarin e partisë, Lulzim Aliu, sot ka realizuar takim me Ambasadorin e Spanjës në Shkup, z. Emilio Lorenzo Sera
Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, ndërsa tema kryesore e bisedës ishte pritja e vendimit final për marrjen e datës për fillim të bisedimeve me BE-në.
Me këtë rast Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e njoftoi Ambasadorin Lorenzo Sera për rolin konstruktiv që po luan Alternativa në integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së dhe shfaqi shpresë edhe vendimi i Brukselit do të jetë pozitiv
Ndryshe, gjatë këtyre ditëve pritet që kryetari Gashi të realizojë takime edhe me përfaqësues dhe diplomatë të tjerë ndërkombëtarë në vend dhe rajon.