Lufta kundër varfërisë dhe pabarazisë në shoqëri është prioritet kulmor i Qeverisë dhe në këtë drejtim është edhe vendosja e politikave me të cilat i kthejmë paratë ndaj qytetarëve, politika me të cilat u ndihmojmë atyre të cilëve u është më se e nevojshme ose pa harruar edhe në margjinat e shoqërisë.
Këtë e theksoi në fjalim, kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme rajonale për mbrojtje efektive sociale me rastin e Ditës ndërkombëtare për luftë kundër varfërisë, në të cilën fjalim pati edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.
Duke folur se prioritet mbetet koncepti për barazi dhe shoqëri të drejtë për të gjithë, ai u përqendrua në politikat me të cilat qytetarët tani më marrin ndihmë sociale më të lartë mesatarisht për 300 për qind, për rritjen e pagës minimale, që është barazuar në të gjithë sektorët. Falë këtyre zgjidhjeve, nënvizoi Zaev, 50 mijë punonjës nga industritë intensive të punës marrin paga më të larta.
Qëllimi përfundimtar në luftën kundër varfërisë, theksoi kryeministri Zaev, është që askush të mos lihet anash. Falë punës me përkushtim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, kemi rezultat të investimit në zhvillimin e hershëm të fëmijëve dhe politikat për uljen e varfërisë tek fëmijët që të mundësohet shans i barabartë për çdo fëmijë.
“Dy viteve të fundit kemi bërë reformë sociale që e ndryshon mënyrën në të cilën kujdesemi për më të varfrit dhe vendosim standard të ri. Sot më shumë se 30 mijë amvisëri marrin të ardhura të garantuara dhe më shumë se 22 mijë fëmijë marrin shtesë për fëmijë. Kemi vendosur standard të ri në mbrojtjen sociale, për shërbime, për tërheqjen e fëmijëve nga varfëria sepse nuk guxon të transmetohet varfëria nga gjenerata në gjeneratë. Do të shihni se edhe vendosja e ligjeve të reja për shtesë të fëmijëve dhe mbrojtje sociale të cilat u miratuan nga mesi i vitit, treguan se investim më të madh kemi tek fëmijët që të mund atë potencial ta realizojmë në shtetin tonë”, sqaroi Carovska.
Kryeministri Zaev shtoi se kur Propozim-ligji do të vijë për mendim në Qeveri, do të bëhen analiza për sa persona ka të bëjë.
I pyetur sa është numri i të varfërve në vend, Carovska informoi se mund të thuhet se 22 për qind me statistikën që e kemi sot janë të varfër. Por, kjo ka të bëjë për vitin 2017, ndërsa të dhënat janë publikuar në vitin 2019.
Presim, theksoi ajo, se varfërinë absolute, do të arrijmë ta çojmë në një për qind, ndërsa atë relative do ta ulim për dy deri në tre për qind. .