Kroacia
është gjithnjë e më pranë Euro 2020.
Finalisti
i Kupës së Botës në “Rusia 2018”, e mundi në xhiron e gjashtë në Grupin E
Hungarinë, me rezultat 3-0.
Në këtë
ndeshje shënoi Luka Modric, në minutën e pestë të ndeshjes, derisa Ivan Rakitic
humbi penalltinë.
Golat
tjerë për Kroacinë, që ka shkuar tashmë në kuotën e 13 pikëve, i shënoi 25-vjeçari,
Bruno Petkovic, në minutat 24’ dhe 42’.
Uellsi
ka bërë një hap fals, duke ia vështirësuar punët vetës për Euro 2010.
Skuadra
e Ryan Giggs është ndalur 1-1 nga Sllovakia.
Ky
barazim e lë Uellsin në pozitën e katër me 7 pikë, tri më pak se Sllovakia në
pozitën e dytë. /Gazeta Express/