Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se Operacioni Burimi i Paqes u zhvillua me sukses nga toka dhe ajri gjatë natës, ndërsa objektivat e përcaktuara janë marrë nën kontroll, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria njoftimin e bëri nga rrjeti social Twitter, duke bërë të ditur se operacioni është duke vazhduar me sukses ashtu siç është planifikuar.
“Operacioni Burimi i Paqes u zhvillua me sukses nga toka dhe ajri gjatë natës. Objektivat e përcaktuara janë marrë nën kontroll”, thuhet në njoftim.
Turqia dje nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.