Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot e priti ambasadorin e sapoemëruar të Kinës në shtet, Xhang Xuo para së cilit ka shprehur pritshmëri se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës midis dy vendeve do të plotësohen dhe intensifikohen në mënyrë plotësuese.
“Në takim u shpreh kënaqësi prej dialogut të vendosur politik midis dy vendeve, si edhe prej shkallës së zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik, që i përfshin edhe aktivitetet edhe projektet në kuadër të “Procesit 17+1″. Dimitrov gjithashtu e theksoi gatishmërinë për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit të përgjithshëm”, kumtoi MPJ.
Ambasadori Xuo, qëndron në kumtesë, e theksoi kënaqësinë e tij që vjen në shtetin mik me të cilin vitin e kaluar janë shënuar 25 vjet të marrëdhënieve diplomatike. Ai ka theksuar se gjatë mandatit të tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të punojë në thellimin e mëtejmë të dialogut politik dhe ngritjen e bashkëpunimit ekonomik në nivel akoma më të lartë. .