Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot kishte takim pune me sekretarin e përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi në Komisionin Evropian Kristian Danielson, në të cilin është prezantuar progresi i bërë në zbatimin e agjendës reformuese në vigjilje të sjelljes së vendimit dhe përcaktimit të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.
Në takim, siç thuhet në kumtesën e MPB-së, ishte biseduar për reformat në shërbimet e sigurisë-zbulimit, përforcimin e kapaciteteve të hetimeve financiare, zbatimin e hetimeve efikase në sferën e krimit të organizuar, vendosjen e mekanizmit të jashtëm për kontroll ndaj policisë, menaxhimin me emigrimin jolegal dhe tregtinë me njerëz dhe procesin e kontrollimit të të punësuarve në Ministri- veting.
Daniellson ka theksuar se Maqedonia e Veriut është partner shumë i rëndësishëm për Komisionin Evropian, i cili në periudhën e kaluar tregoi progres serioz në procesin e anëtarësimit drejtë BE-së dhe përmbushjen e prioriteteve të vendosura. Progresin të cilin Maqedonia e Veriut e arriti është argument shtesë në drejtim të sjelljes së vendimit dhe përcaktimit të datës për fillimin e negociatave, për çka do të vendoset në ditët e ardhshme.
Ministri Spasovski, thuhet në kumtesën e MPB-së, informoi për rezultatet të cilat janë arritur në sferën e punëve të brendshme, të cilat janë në përputhje me planet dhe rekomandimet të cilat në periudhën e kaluar ishin përcaktuar me Bashkimin Evropian.
Ai ka theksuar se edhe në periudhën e ardhshme fokusi do të jetë në përforcimin e kapaciteteve të ministrisë dhe institucioneve të tjera të cilat janë të përfshira në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në zbatimin e hetimeve financiare.
Në takim ministri Spasovski i kishte prezantuar aktivitetet e Grupit të punës, i cili ka për qëllim që të përgatisë dhe prezantojë koncept për zbatimin e kontrollit të të punësuarve në ministri. Gjatë kësaj, Spasovski theksoi se ky është proces shumë i rëndësishëm i cili nuk guxon të përshpejtohet, e as, i motivuar politikisht, por duhet të kuptohet si pjesë përbërëse e luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe prej tij nuk duhet të frikohen profesionistët të cilët janë në ministri. Gjatë procesit të kontrollit të të punësuarve nuk do të sillen vendime të shpejta dhe i gjithë koncepti do të jetë në kuadër të sistemit juridik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me respektimin e parimit të sundimit të së drejtës.
Vizita e punës e ministrit Spasovski vazhdon me takim me Komisarin për Emigrim,Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopollus. fc/