Sindikata e Kulturës kërkon firmosje urgjente të Marrëveshjes së re kolektive me të cilat do të rriten pagat e tyre. Ata marshuan rrugëve të kryeqytetit. Kërkuan që Qeveria të përmbushë premtimet duke u kërcënuar me grevë në rast të mos përmbushjes së kërkesave të tyre.
Ndërkohë, për dallim prej të kaluarës kur punonjësit e Ministrisë së Kulturës “fshiheshin” nëpër korridoret e institucioneve për t’u ikur problemeve me të cilat përballen punonjësti e kulturës, sot në protestën e organizuar para Qeverisë, pjesëmarrës ishin edhe Faton Fazliu, Shef i Kabinetit të Ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili nga radhët e “Alternativa”.
Me këtë gjest është treguar se Ministria e Kulturës është gjithnjë pranë artistëve për t’i ndihmuar ata në zgjedhjen e problematikave ekzistuese, gjë që ka munguar në të kaluarën. Madje, siç shkruajnë mediat kryetari i Alternativa, Afrim Gashi, së bashku me Ministrin Hysni Ismaili, janë në komunikime të vazhdueshme, me qëllim që këto problematika të zgjidhen sa më shpejtë.
“Protestes se sotme te punonjesve te kultures ne RMV, sot para objektit te Ministrise se Kultures i’u bashkangjitën edhe kabineti i Ministrisè se Kulturês, ne shenje perkrahje te artisteve, duke premtuar zgjidhje shum te shpejt te ketij problemi shum vjeçar”, shkruan njëri nga artistët e pranishëm në protestë.