Të punësuarit në administratën publike këtë muaj do të marrin rrogat e shtatorit, më të larta për 5% nga e deritanishmja. Kjo bëhet e ditur nga partia në pushtet LSDM, e cila theksoi se rroga sipas afatit të paraparë do të paguhet deri më 15 tetor. Deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska theksoi se kjo rritje bëhet për përmirësimin e standardit jetësor dhe se Qeveria do të vazhdojë me trendin e rritjes së rrogave.
“Për dallim nga VMRO-DPMNE që paratë i harxhonin për barok dhe stiropor, LSDM përkujdeset për qytetarët dhe siguron mjete për përmirësimin e standardit të tyre jetësor. Nga viti i kaluar deri më sot janë rritur rrogat për 10% për motrat medicinal dhe 15% për mjekët specialistë. Janë rritur rrogat në arsim, janë siguruar mjete për 12 mijë punëtorë të ndërmarrjeve të falimentuara”, theksoi Shahpaska.
Ndërkohë, deputeti i Alternativa, Rexhep Memedi ka deklaruar: “Sot në seancë plenare në Kuvend miratuam propozim ndryshimet në Ligjin për pagesën e rrogave, që mundëson rritjen e rrogave prej 5 % për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, shfrytëzuesit buxhetor, të punësuarit në institucionet publike, arsimtarët, profesorët, mjekët dhe personeli shëndetësorë. Me shpresë që së shpejti të kemi rritje të rrogave edhe më shumë!”
Sipas saj, VMRO-DPMNE po përhapë lajme të rrejshme lidhur me rrogat, gjoja se ato nuk po paguhen me rregull dhe në kohë.