Ish ministri i Kulturës nga “Alternativa” Asaf Ademi, në profilin e tij në facebook ka publikuar një dokument të Komisionit për Antikorrupsion, në të cilin shpjegohet se është ndërpre procedura kundër tij dhe se është vërtetuar se nuk ka pasur keqpërdorim në ndarjen e mjeteve të Programit Vjetor të Ministrisë së Kulturës.
Ja dhe postimi i tij:
A ju kujtohet kur më akuzonin, më shanin, e më përgojonin?
A ju kujtohet kur më akuzonin se kam keqpërdorur pozitën zyrtare me ndarjen e mjeteve të Ministrisë së Kulturës dhe se mjetet janë ndarë sipas qejfit tim?
A ju kujtohet se shkaku i gjithë atyre akuzave mu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe u detyrova të tërhiqem nga posti ministror?
Unë atëherë u thoja: ‘Ju jeni shpifës. Dhe, ta dini se nuk mund të më devijoni mua nga rruga e drejtë’.
Që nuk ka pasur kurfarrë keqpërdorimi në ndarjen e mjeteve të Programës Vjetore në Ministrine e Kulturës, e vërtetoi edhe Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, që solli vendim për ndërprerje të procedurës së hapur.
E tash, i kam do porosi:
– për shpifësit: kurrë nuk do t’ju akuzoj për ate që bëtë. Ju aq dini dhe aq mundeni. Vetëm se do t’ju dëshiroj që të kthjelloheni dhe të udhëzoheni në rrugë të drejtë!
– për bashkëpunëtorët e mi: vazhdoni të punoni ndershëm dhe me dinjitet!
– për familjen, miqtë dhe dashamirët e mi: Elhamdulillah një milion herë. Më mirë të vdes se sa t’ju zhgënjej.