Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi gjendet për vizit në SHBA. Arifi ka takuar Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Europë dhe Euro-Azi z.Philip Reeker.
“Këto ditë morra pjesë në një aktivitet të nivelit të lartë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky aktivitet u organizua nga qeveritë e Kanadasë dhe Ganës dhe u mbështet nga kompania e mirënjohur multinacionale Ecolog. Temë e diskutimit të nivelit të lartë ishin çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik rajonal, modalitetet e partneritetit publiko-privat, si dhe format dhe praktikat më të mira për stimulimin dhe zhvillimin e ndërmarrësisë, me qëllim arritjen e objektivave të qëndrueshme zhvillimore (SDGs) të Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2030.
Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, realizova takim pune edhe me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për europë dhe euro-azi z.Philip Reeker. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Republikën e Maqsonisë së Veriut, reformat që shteti ynë duhet ti bëjë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe Nato, si dhe rëndësinë e fitimit të datës për hapjen e negociateve për anëtarësim të plotë të vendit tonë në BE. Poashtu u nënvizua edhe rëndësia dhe roli i pazëvendësueshëm i SHBA-ve në zhvillimin dhe integrimin jo vetëm të vendit tonë por edhe të rajonit në përgjithësi” ka shkruar Arifi.