“Promovimi, tërheqja dhe ngritja e cilësisë së arsimit të mesëm profesional është një prioritet kryesor i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”, tha Arbër Ademi, ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH).
Ministri Ademi mori pjesë në hapjen e seminarit të katërt rajonal “Përvojat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në mësimin përmes punës”.
Në adresimin e tij gjatë seminarit, ministri Ademi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Duke theksuar se në seminarin ndërkombëtar morën pjesë përfaqësues të vendeve që kanë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), Ademi tha se modernizimi i arsimit dhe formimit profesional është i rëndësishëm për tregun e punës.