Kanë filluar dorëheqjet e funksionarëve të lartë partiak të BDI-së në Tetovë, raporton Almakos.
“Të nderuar qytetarë, shok dhe dashamirë E njoftoj opinionin që sot, nuk jam anëtar i Bashkimit Demokratik per Integrim dhe i asnjë partie politike. I falenderoj të gjithë ata, me të cilët kam bashkëpunuar gjatë gjithë kohës që kur kam qenë pjesë e strukturave në Bashkimit Demokratik për Integrim! Musai a.s.Tha: Vëllau im Haruni është më orator se unë. Kur’an.
-Sa madhështore dhe e bukur është të pranosh veçorit dhe karakteristikat dhe vlerat e tjerëve kjo êshtë një veti e pejgamberëve, ndërsa injorimi i vlerave dhe karakteristikave të tjerëve është cilësi e shejtanit ( djallit ). Ai ( djalli ) tha: Unë jam më i mirë se ai (Ademi alejhi selam ). Pra nuk e pranoi realitetin, – shkruan ish -anëtari i kryesisë së degës BDI në Tetovë, Fatmir Tairi.
Ndryshe, Dega e BDI – Tetovë me ne krye Resi Abduramanin, nga 16 antarët e kryesisë qe ka, siç mëson ekskluzivisht Almakos, 6 nuk kanë shkuar që nga fillimi në aktivitite partiake, por tashmë kanë filliar edhe dorëheqjet e para nga mandati i postit të anëtarëve të kryesisë BDI-Tetovë./Almakos