Alsat 2019-09-16T15:44:18+02:00
Opozita kundërshton propozimin e pushtetit për ndarjen e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. VMRO-DPMNE-ja nuk pranon që organi akuzës përndjekjen e krimit të rëndë të ndahet në dy organe të posaçme, atë për ndjekje të krimit të organizuar dhe për ndjekje të korrupsionit të lartë.
Konsiderojmë se modeli i deritanishëm duhet ruajtur. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë të mbetet si e vetmja, e pandarë, pa zgjidhje hibride, ndërsa vetë marrja e kompetencave të PSP-së nga kjo Prokurori të përfshihet edhe metodologjai e zgjedhjes së prokurorit ku opozita, Kuvendi dhe Komisioni për zgjedhje dhe emërime do ta ketë fjalën vendimtare”-tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Opozita propozon edhe metodologji të re për zgjedhjen e shefit të Prokurorisë për krim të organizuar. Sipas tyre, propozimi duhet të vjen nga opozita, përmes Kuvendit dhe në Këshillin e Prokurorëve. Modeli dytë sipas tyre është përsëritja e procedurës, duke pasuar propozimi i përbashkët me pushtetin. Në rast se dështon edhe ky modalitet, opozita propozon që zgjidhja të jetë propozimi i tre kandidatëve dhe zgjedhja e njërit prej tyre, varësisht cili plotëson kushtet e përcaktuara me ligj. Ministrja e Drejtësisë Deskoska tha se nuk do të ketë takim të ri përderisa nuk rekomandojnë Zaev e Mickovski.
Takimet zyrtare të grupeve të punës nuk do të caktojmë sepse për çështje kyçe po bisedohet në takim liderësh. Ne mund të flasim për çështjet teknike, por fjala e fundit duhet të vijë nga takimi i liderëve”-pohoi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.
Pas shqyrtimit të vërejtjeve, opozita pret përgjigje nga pushteti nëse vazhdojnë bisedimet e grupeve të punës. Opozita pret që takimet të vazhdojnë në fund të javës. Në takimin e liderëve, kryeministri Zoran Zaev i propozoi lideri të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ndarjen e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion në Prokurori për ndjekjen e krimit të rëndë dhe Prokurori për ndjekjen e korrupsionit të lartë, respektivisht veprat penale të kryera nga zyrtarët shtetëror. Opozita propozon që nga materialet e përgjuara të ndiqen veprat nga viti 2008, pushteti kërkon që prokuroria të ndjek vepra nga viti 2008-2015 dhe vepra penale që burojnë pas miratimit të ligjit.
Adrian Kerimi
Loading…