Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbajti fjalim në hapjen e Edicionit të Katërt të Festivalit të Xhazit në Tetovë
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbrëmë (11 shtator) në Qendrën e Kulturës në Tetovë mori pjesë në hapjen e Edicionit të Katërt të Festivalit të Xhazit në Tetovë. Në fjalimin e tij të shkurtër përshëndetës para të pranishmëve, ministri i Kulturës, Ismaili, theksoi se Festivali i Xhazit në Tetovë me biografinë e tij të shkurtër, por të pasur dhe të rëndësishme artistike, është njëri nga manifestimet që me zgjedhjen e shkëlqyeshme të muzikantëve mundësoi që edhe Tetova të jetë pjesë e skenës së xhazit global.
“Ky edicion i katërt i festivalit na motivon edhe në vitet e ardhshme ta mbështesim dhe ta ndihmojmë Festivalin. Ministria e Kulturës edhe në të ardhmen do të jetë konsekuente në mbështetjen e tyre për të mundësuar që Festivali i Xhazit në Tetovë të plotësohet dhe pasurohet”, tha ministri i Kulturës.
Festivali i Xhazit në Tetovë u hap me shfaqjen e muzikantëve nga Stambolli, Republika e Turqisë, “Taksim Trio”. Në kuadër të programit të festivalit parashihen koncerte edhe të: Vëllezërve Tavitian të cilët do të performojnë me Rhani Kria, Nita Reçi me Kuintet etj. Për nxënësit e Shkollës së Mesme të Muzikës në Tetovë, hyrja për të gjitha koncertet e Festivalit do të jet falas.