PËRSIATJE
Shkruan: Ejmen ISMAILI
“Shyqyr Zotit që Feja e Tij është e Tij dhe mbetet e tillë, si shpëtim dhe thirrje e përhershme për shpëtim dhe përmirësim; pa marrë parasysh “interpretimet” e ndryshme, si ato qëllim mira ashtu edhe qëllim këqija, ajo është e përhershme dhe e pastër dhe sjell shpëtimin dhe pastrimin e zemrës, mendjes dhe shoqërisë.”
|Ismail BARDHI|
Më vje rënd, të shkruaj diçka pas fjalisë lartëpërmendur, sepse si çdo herë Mësuesi i Dertit, me fjalë të shkurta na ngjallon zemrat tona dhe shpresën tonë për punën, fjalën dhe buzëqeshjen të mirë. Na kujton se ne nuk jemi mbrojtës të fesë, por vetëmse kemi zemra që të bindemi dhe ta gjejmë lumturinë e besimit ne bashkëkohësinë ku është humbur sakrifica, besueshmëria, kujtesa ynë dhe bartja e bukurisë në jetën tonë, mu për këtë them Mësuesi i Dertit sepse ringjall thjeshtë dertin tonë.
Por këtu do të mundohem të shkruaj për tri probleme që ende ne fetarët nuk kemi mundur t’i tejkalojmë dhe t’i gjejmë zgjidhje të përhershme. Kam thënë që janë “sëmundje” të vonshme për arsyje – sepse jemi sikur një plak me mjekër të bardhë por jo i urtë që është duke e kaluar sëmundjen e Lijes së dhenve. Kemi dhimbje, jemi të “bindur” që nuk mund të ringjallemi, por nuk duhet të harrojmë dhe të largohemi që kushdo qoftë që fyen dhe nuk dëshiron, nuk mundet ta ndalojë plotësimin të dritës.
Mbrenda historisë së shkencës, njeriut iu dhanë shumë konceptime për ta kuptuar atë, thjeshtë për ta kuptuar vehten. Sikurse nga botanisti Carolus Linneaus’i (1707-1778) që e konceptoi njeriun me emërtimin homo-sapiens për arsyje që ishte e dalluar nga gjallesat tjera me mendjen dhe që arriti ta kuptojë se ekziston. Apo sikurse filozofi francez Henri Bergson’i (1859-1941) që shprehu konceptin e tij homo-faber duke u mbështetur se njeriu është një gjallesë që me gjërat që i krijoi mundet ta mbisundon rrethin e tij. Përveç tyre kemi edhe konceptet të; homo-viator, homo-informaticus, homo-creativus, homo-politicus, homo-economicus, etj. Ndër ta, shumë më e fuqishmja që e dallon njeriun nga të tjerët është homo-religiosus, që e shpjegon dhe sqaron fuqishëm Mircea Eliade (1907-1986). Për të, njeriu në vehte përmbën edhe konceptimet të tjera, por mes tyre ajo që e karakterizon njeriun si njeri dhe që është baza e tij, janë ndenjat fetare.
Pra, njeriu sa të mundohet ta vëndojë vehten në epiqendër, çdo herë do ta luftojë vehten dhe thjeshtë do të jetë në pengë të ndonjë sëmundejs psikike, sikurse sot në bashkëkohësi që shohim përhapjen e madhe të sëmundjeve; çrregullimin bipolar, depresionin, sindromën Burnout etj. Thjeshtë largimi nga vet ajo gjëja që e dallon njeriun nga gjallesat tjera është humbje e idealit njerëzor, me këtë njeriu humbet në errësirën e dëshpërimit të tij – dhe më e keqja nuk di të jetojë, bile një jetë që iu dha atij.
Kjo që përmenda më lartë, e kemi problem për tri arsyje, në të vërtetë “sëmundje” që na e hap rrugën drejtë mos lumturisë dhe një jetës me frikë në nën qiellin e padrejtësisë.
(1) Fetarët, sot e jetojnë krizën e moskuptuarit të të vlefshmes. Në bashkëkohësi thjeshtë e kemi harruar se pse besojmë, pse t’i kemi vëllezër njerëzit të të njëjtës fe, pse t’jemi të ndonjë feje… O Zot më ruaj! Jemi të humbur në rrugën drejt që na qon feja, sepse nuk po e jetojmë fejën e Zotit, por jemi duke jetuar një fe për hatër të tjerëve, për hatër të familjes, rrethit, frikës por assesi dashurisë, etikës, mendjes, bukurisë, thjeshtë jetojmë një fe vetëmse mos t’na përzajnë nga vendbanimi ynë. O Zot na ruaj! Sepse nuk e dijmë se çka është e vlefshmja, jemi duke u sillur sikur të çmendur pas postit, të hollave, famës… E kemi harruar që vetëmse me qenë rrobi yt, është më e madhja për ne. Kemi frikë në çdo gjë përveç Teje (hasha!).
Vlera jonë, vjen nga edebi, respekti, dashuria dhe vëllezërimi njerëzor. Jemi të fokusuar në jetën tonë, vetëm e vetëm mundohemi të çlirohemi nga prangat financiare, të shkollohemi, të ecim, por jo të mendojmë.
Jemi të humbur mbrenda modernizmit, politikës, ekonomisë, vend që feja t’i sundojë, ato e sundojnë fetarët. Vlera, që është traditë e më të dashurit s.a.s., nuk dijmë ta bartim në jetën tonë, sistemin tonë.
Çdo herë në ligjërata udhehëqësit fetarë na kujtojnë urdhërin e parë “Ikre!” por assesi nuk tregojnë se çka të ikretizojmë, për çka të mendojmë. Thjeshtë, vet feja na jep vlerë, vet vëllazërimi na jep vlerë njerëzore, vet të mendojsh për të mirën e një njeriu që nuk e njeh është vlerë dhe feja këtë e urdhëron. Më e bukura feja të urdhëron edhe të mendojshë për të mirën e atyre që nuk janë të fesë tënde, kur jeni në udhëheqësi dhe nuk keni përplasje, e kemi detyrë t’ia sigurojmë jetën të lumtur edhe atyre, por sot, gjendja jonë na tregon që aspak nuk e kemi ndëgju me vëmendje urdhërin të parë “Ikre!”, nuk mujtëm me ia dhanë vetit vlerën dhe për këtë kemi frikë nga e sotshmja.
2) Frika nga e sotshmja, kjo rrjedhon nga problematika që nuk kanë idenë se si t’i përshtaten kohës, problemi kryesor në të është sepse fokusohen në fuqinë e kohës së sotshme, që me këtë tregohen të paaftë për përshtatje në kohë dhe kjo tregon se kanë lëkundje në besimet e tyre. Por për fat të mirë, ky problem ndodhë në një pakicë të vogël tek fetarët, sepse vet mbrenda traditës të “hukmit” është përshtatja në kohën dhe vendin. Kush mbetet besnik në këtë traditë nuk humbet as në “modernizmin” e tepërt që të heqë dorë nga njerzillëku e as nga ekstremizmi fetar që të heqë dorë nga fetaria e pastërt dhe e bukur.
(3) Përveçse ekstremizmi fetar ndodh për arsyje të frikës së të menduarit për përshtatjen me kohën, anën tjetër kjo ndodh tek personat që nuk kanë mundur të arrijnë asgjë në jetën e tyre dhe përnjëherësh bëhen “bagabond” (sikur që e thot edhe Efendiu) të fesë. Mendojnë që fejën e mbrojnë këta, dhe pa ato nuk mundet të jetohet feja.
Kjo sjellje ekstreme, apo masakre të etikës së fesë, ndodh tek ata që janë të paaftë për veten e tyre, për rrethinën e tyre dhe marrin guxim në përzierje të fesë, është e njëjtë sikur këta udhëheqësit tanë në politikë që fusin familjarët dhe njerëzit e “tyre” në poste dhe punë, edhe këta ekstremët të fesë i vëndojnë në xhennet dhe xhehennem kanë ta dojnë.
Ja Ilahi, më fal dhe na fal.
Ejmen A. Ismaili,
Shkup, 11.09.2019.