“Sot kisha mundësinë të marr pjesë në debatin “Eja të diskutojmë për problemet dhe mundësitë” të organizuar nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme në RMV. Ishte kënaqësi e veçantë për mua të dëgjoj në mënyrë të drejtpërdrejtë për problemet dhe sfidat me të cilat përballen ata çdo ditë, duke u mundësuar kështu që përmes një debati të mirëfilltë të gjejmë edhe zgjidhje konkrete për probleme konkrete.
Padyshim që është detyrimi ynë që si institucion të planifikojmë, zbatojmë dhe udhëhiqemi duke respektuar rregulloret dhe ligjet, por gjithësesi se janë nxënësit ata të cilët e kanë fjalën e fundit, për sa u përket nevojave të kohës dhe ndërtimit të një perspektive sa më të ndritur për ta.
Elani rinor në simbiozë me përvojën e brezave më të moshuar të mësimdhënesve janë garanca e vetme për një të ardhme më të sigurtë.
Ne kemi hedhur në tryezë sot temat për të ardhmen e arsimit në komunën tonë, projektet e programeve Erasmus+ si dhe projektet e ndryshme për shkëmbim të përvojave dhe njohurive jashtë vendit, si të tejkalojmë keqkuptimet midis mësimdhënësve dhe nxënësve, vendosjen e parimeve të meritokracisë gjatë angazhimit të profesorëve si dhe regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme, duke vlerësuar cilësinë dhe aftësinë e individit përpara përkatësisë grupore apo partiake.
Unë dua të shpreh kënaqësinë time dhe të uroj nxënësit, të cilët nuk hezituan të pyesin, dhe dëshmuan një kulturë të lartë debati, duke qenë të vetëdijshëm që ne bashkërisht duhet të ndërtojmë një shoqëri demokratike të dialogut dhe barazisë.
Në moshën 5 vjeçare fëmija është i zoti juaj, në të 10-tën shërbëtori juaj, kurse në moshën 15 vjeçare aleati juaj i fshehtë, dhe më pas bëhet shoku apo armiku juaj, e gjitha kjo varet nga vet ne.” – shprehet Arifi
Për më shumë ndiq linkun: