Qeveria po shqyrton mundësinë e uljes së TVSH-së, për importet e automjeteve të reja dhe të përdorura në vend, shkruan Alsat. Nëse kjo ndodh, atëherë bie ideja për dhënien e një subvencioni shtetëror prej tre mijë eurosh për blerjen e një automjeti me standard 5 ose EURO 6, tha për Alsat Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Kjo do të shmangte rrezikun që disa nga qytetarët, që do të aplikonin për ndihmë shtetërore për blerjen e një makine të lihen me duar bosh. Qeveria është duke bërë llogaritje se cili opsion do të ketë më shumë kosto-efektive për arkën e shtetit, qoftë zbritja e TVSH-së për importet, ose 3,000 euro subvencion. “Ideja e tre mijë eurove nuk është braktisur, ne po punojmë paralelisht në implikimet fiskale, por punojmë gjithashtu edhe në atë se sa qytetarë mund t’i ndihmojmë me masën e parë dhe sa me të dytën. Informacioni fillestar që marrim është se është më mirë të shkojmë me masën e dytë, pasi kjo do t’u lejojë të gjithë qytetarëve të interesuar të importojnë makina të reja “ tha Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë. Jozyrtarisht, shumica e anëtarëve të qeverisë janë për ulje të përkohshme të TVSh-së për importin e makinave të përdorura dhe të reja.
Data 05.05.2024
Aktuale
- Haxhi Krasniqi e fiton meçin ndaj boksierit portugez
- A e bëri Afrona një hap drejt Bleros?
- Brazili në mëshirë të motit të keq/ 56 të vdekur dhe 67 të zhdukur nga përmbytjet
- Ahmeti: Likova dhe Kumanova të gatshme për fitoren e madhe të kauzës europiane!
- Ilirjana i bënë gjeste Kaderit, çka po ndodh kështu?
- Arrestohet në Kosovë “Grupi i Kondovës”
- Zona 3 zgjedhore: Prof. Baki mori pjesë në panairin e organizuar në Shtip
- Pyetja e Afronës që ‘shpërtheu’ lotët në intervistën me Bleron